Matthaus: Messi nuk e meritonte ‘Topin e Artë’

31 tetor 2023 | 12:08

Pavarësisht fitores së Kupës së Botës, jo të gjithë ranë dakord me dhënien e “Topit të Artë” për Lionel Messin.

Ndër më kritikët ishte Lothar Matthaus, sipas të cilit Erling Haaland, i freskët nga tripleta me Manchester City, duhej të ishte shpërblyer.

“Gjatë gjithë vitit, Haaland ka bërë më mirë se Messi. Ky trofe ishte i pamerituar për Messin. Kjo është dëshmi se Kupa e Botës ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër. Për mua, askush nuk ka bërë më mirë se Haaland, ai ka qenë më i miri në 12 muajt e fundit. Haaland fitoi tituj të rëndësishëm me Manchester City dhe vendosi rekordin e golave. Vota është një farsë, edhe nëse kam qenë gjithmonë tifoz i Messit”, ka thënë legjenda gjermane e futbollit për “Sky Deutschland”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të enjten do të përballet…