
Matthaus: Nëse rikthehet Guardiola, fiton Bundesliga
14 nëntor 2019
| 13:22
Bayern Munchen seriozisht po mendon rikthimin e trajnerit Pep Guardiolas në “Allianz Arena”.
Legjenda e klubit “bavarez” dhe futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka thënë se me rikthimin e strategut spanjoll në Bayern fiton e gjithë Bundesliga.
“Nëse Bayerni dëshiron të luajë futboll dominues ndaj kundërshtarit, me posedim të topit, nuk ka zgjidhje më të mirë se Guardiola. Kthimi i tij do të ishte një fitore për Bayern Munich dhe për Bundesligën”, ka thënë Matthaus. Aktualsiht Guardiola është trajner i Manchester Cityt.
/Epoka e re/