Matthaus: Nuk jemi më të fortë se Brazili e Franca
16 nëntor 2021
| 17:06
Legjenda e futbollit e Bayern Munchenit, Lothar Matthaus, ka thënë se kombëtarja e Gjermanisë nuk është favoritja kryesore, pasi aty janë edhe Franca, Brazili, Argjentina dhe Italia.
“Emri është i madh, por mendoj që është ende herët për të folur për favoritë. Mendoj që Franca, Italia, Brazili dhe Argjentina kanë diçka më shumë për momentin. Ndaj duhet t’i marrim gjërat një nga një dhe të shfrytëzojmë këtë moment për t’u rritur dhe për të mësuar nga gabimet e së shkuarës”, ka thënë Matthaus.