Matthaus për Kane: 100 milionë euro janë shumë për një lojtar 30-vjeçar
23 gusht 2023
| 16:30
Kampionia e Gjermanisë, Bayern Munchen e transferoi Harry Kane nga Tottenham Hotspur për 100 milionë euro. Legjenda e Bayernit, Lothar Matthaus ka thënë se kjo shumë për një lojtar 30-vjeçar është e madhe.
“Drejtuesit e Bayern Munich ishin plotësisht të bindur se përforcimi i duhur për skuadrën ishte Harry Kane. Duke e shfaqur hapur dëshirën, te Tottenham përfituan dhe në një formë i bën shantazh Bayernit. Çdo ditë që kalonte ata shtonin kërkesat dhe në fund përfituan plot 100 milionë euro. Në mendimin tim 100 milionë euro për një lojtar 30-vjeçar janë shumë. Shpresoj që në fund të këtij sezoni apo edhe në vazhdim, një investim i tillë t’ia vlejë”, u shpreh Matthaus.