Matthausi komenton vendimin për Hummelsin, Boatengun dhe Mullerin

06 mars 2019 | 14:31

Ish-lojtari i Bayern Munchen dhe Kombëtares së Gjermanisë, Lothar Matthaus, ka folur për “T-Online”, në lidhje me vendimin e Joachim Low për t’i mbyllur derën e kombëtares treshes së Bayernit: Hummels, Boateng dhe Muller.

Sipas legjendës gjermane vendimi i trajnerit të kombëtares është i kuptueshëm, por koha kur u dha njoftimi  e irriton atë, pasi Bayerni do të ndeshjet javën që vjen me Liverpoolin.

“Çfarë më irriton është koha që Low zgjodhi për të bërë këtë njoftim, vetëm një javë para ndeshjes me Liverpoolin. Hummels dhe Boateng kanë shumë pak kohë për ta lënë pas këtë lajm. Gjithsesi, përveç këtij detaji, vendimi është 100% i kuptueshëm. Kemi të bëjmë me një revolucion në kombëtare, pasi Low po mendon një plan afatgjatë për të ardhmen. Dua të shtoj që të tre ata nuk janë më lojtarët e dikurshëm. Për shembull Boateng dhe Hummels kanë humbur shumë nga shpejtësia e tyre”, ka deklaruar Matthaus.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencitë e Inteligjencës së Koresë Jugore kanë njoftuar për aktivitete…