Matthausi kritikon FIFA-n: Nuk e meritonte Messi, por Haaland
Ka ngjallur shumë polemika triumfi i Lionel Messit për lojtarin më të mirë të FIFA-s 2023. Një vlerësim shumë polemizues duke qenë se afati kohor i referuar për votimin nisi nga 19 dhjetori 2022, duke përjashtuar kështu Kupën e Botës në Katar ku kishte parë protagonistin argjentinas.
Lothar Matthaus, legjenda e futbollit gjerman dhe fitues i çmimit të FIFA World Player në 1991, foli për “Sky Deutschland”.
“Nëse shikoni sukseset e mëdha, atëherë të e meriton një lojtar nga Manchester City. Duhet të ishte Erling Haaland. Ai ka fituar tituj më të rëndësishëm me Cityn dhe përqindja e golave të tij është mbresëlënëse, diçka vendimtare për këtë vendim”, ka thënë Matthaus. Messi përfundoi i barabartë në pikë me Haaland në votim, por çmimi shkoi për argjentinasin pasi FIFA në këtë rast përdor më pas vlerësimin e kapitenëve të kombëtareve, që ishin më shumë në favor të argjentinasit.