Matthausi: Musiala mund të bëhet si Neymari
17 shtator 2021
| 12:54
Jammal Musiala është një nga talentet më të spikatur te Bayerni këtë sezon, edhe pse është vetëm 18-vjeç. Ai ka luajtur në pak ndeshje edhe si titullar në rolin e trekurtitit. Musiala ishte në fushë në fitoren 3-0 kundër Barcelonës, duke gjetur në një rast edhe shtyllën. Elozhet për të nuk kanë munguar.
“Ka kualitet dhe teknik që mund ta bëjnë një trekuartist fantastik”, ka thënë Thomas Muller. Trajneri Naglesmann ndërkohë u shpreh: “Është i përfolur, ka dëshirë për të punuar dhe dëgjuar”.
Ish-mbrojtësi i “bavarezëve”, Lothar Matthaus shkon më tej duke u shprehur: “Musiala është vërtetë fantastik, sipas meje mund të bëhet si Neymari i dytë”.