Matthew Miller emërohet zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka bërë me dije se Matthew Miller do të jetë zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh).
“Përvoja e Matt në qeverisje dhe kuptimi i thellë i politikës së jashtme do të na shërbejë mirë teksa ne vazhdojmë të komunikojmë për sfidat komplekse globale. Jam mirënjohës që ka pranuar të marrë këtë rol”, ka shkruar Blinkeni në “Twitter”.
Para Millerit në këtë pozitë ishte Ned Price.
Pleased to announce Matthew Miller as the next @StateDeptSpox. Matt's experience in government and deep understanding of foreign policy will serve us well as we continue to navigate communicating on complex global challenges. I'm grateful he has agreed to step into this role.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) April 11, 2023