Matthew Palmer, emërohet përfaqësues i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin
30 gusht 2019
| 23:07
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e ka emëruar zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, përfaqësues të posaçëm për Ballkanin, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.
Palmeri do të marrë pjesë në Forumin strategjik të Bledit në rolin e ri që më 1 shtator, kurse më vonë do ta përfaqësojë ShBA-në në takimet e Quintit në Bruksel e Podgoricë.
“Palmeri do t’i udhëheqë synimet tona për t’i forcuar përpjekjet diplomatike të ShBA-së në përkrahje të paqes, stabilitetit dhe përparimit në rajon dhe në përqendrimin tek integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore”, thuhet në njoftimin e DASH-it.