Matthew Palmeri i dëgjon këngët e Dua Lipës, është këngëtarja e tij e preferuar!

31 dhjetor 2020 | 15:42

Kosovarja Dua Lipa është këngëtarja e preferuar e të dërguarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në një intervistë të tij për portalin “klankosova.tv”, ai  ka bërë me dije se i dëgjon këngët e Dua Lipës.

“Dua Lipa. Pa dyshim”, është shprehur Palmer.

Ndryshe, këngëtarja kosovare Dua Lipa, me të nisur rrugëtimin e saj në muzikë, është bërë njëra ndër artistet më të njohura në botë.

Këngët e saj radhiten si më të dëgjuarat, madje si e preferuar nuk përjashtohet edhe nga ish-zyrtarë të lartë amerikanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar aktivitetin e fundvitit, ku…