Mattis anulon vizitën në Kinë
01 tetor 2018
| 22:15
Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis anuloi një vizitë të parashikuar në Kinë, njoftoi sot një zyrtar nga Pentagoni. Anulimi vjen në një kohë të tensioneve politike mes dy fuqive të mëdha nën sfondin e luftës tregtare.
“Mattis pritej të takohej në tetor në Pekin me homologun e tij, Wei Fenghe për bisedime të përqëndruara mbi sigurinë, por gjenerali kinez nuk ishte i disponueshëm”, theksoi zyrtari, i cili nuk ka dashur të identifikohet.
“Sekretariamerikan vendosi ta anulojë këtë udhëtim”, ka thënë ai, përcjell Atsh.
Mattis kishte vajtur për herë të parë në qershor në Kinë, ku ishte takuar me presidentin kinez, Xi Jinping dhe gjeneralin Wei.