
Matudi: Mund ta eliminojmë Realin
02 prill 2018
| 14:44
Blaise Matuidi beson se Juventusi mund ta eliminon Real Madridin nga gara e Ligës së Kampionëve.
“Do të jetë e vështirë të eliminojmë Real Madrid, por Juventus i ka të gjitha mundësitë për t’ia ndalur. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e komplikuar sepse ata janë një skuadër e madhe dhe janë kampionët e Evropës në fuqi. E dimë se mund t’i hapim probleme dhe do të japim gjithçka në ndeshjen e parë në fushën tonë. Kemi besim te kualifikimi”, ka thënë Matuidi.