Maturantët mund të trajnohen me bursë nga MAShTI në ROI Academy

20 nëntor 2021 | 19:04

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, ndajnë kuponë për kurse të trajnimit ne fushën e teknologjisë

Informative. Kurse, të gjithë maturantëve që do të ndjekin trajnimet përmes kësaj burse, ROI Academy ua mundëson praktikën njëmujore me pagesë, me qëllim që të kontribuojmë në zhvillimin profesional të rinjve të Kosovës.

Kuponët për kurset në fushën e TI-së do t’iu ndahen 2000 maturantëve të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara, kurse vlera e kuponit është 600 euro.

Vlera e kuponit është dhe do të ndahet si në vijim:

• Shuma prej 200 euro (dyqind) ndahet për mbulimin e shpenzimeve indirekte (transporti,

ushqimi).

• Shuma prej 300 euro (treqind) ndahet për rimbursimin e shpenzimeve direkte (pagesa për

regjistrimin e kursit).

• Shuma prej 100 euro (njëqind) ekzekutohet pas përfundimit me sukses të trajnimit dhe

marrjes së certifikatës.

Në ROI Academy mund të trajnoheni për këto fusha:

• Marketing Digjital

• Dizajn Grafik

• Video Animation

• Web Development (HTML, CSS dhe JavaScript)

• Python

• Java

• Mobile App Development (Flutter)

• Siguri Kibernetike

Aplikimi për trajnim bëhet në mënyrë elektronike në vegzën https://ekosova.rks-gov.net.

Për më shumë detaje, klikoni në: https://masht.rks-gov.net/uploads/2021/11/konkursi-per-kupone-per-kurse-te-it-e-lekturuar-2-1-converted-1.pdf?fbclid=IwAR39oZZA1hOHDhweo-warjhURLTh5XFO3oPz_56MYsda-wQRBNOImCD10SM.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Watford e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-1 Manchester…