Maturantët në Ferizaj ndeshen me policinë (VIDEO)
Shtyrja e ekskursionit në Shqipëri bëri që maturantët e shkollave të Ferizajt të mblidhen para komunës dhe të protestojnë.
Ata po kërkojnë që kjo vizitë të bëhet këtë muaj.
“Po dojnë me na e ndalu ekskursionin. Po duan me e lënë në fund të vitit. Në fund të vitit është edhe mbrëmja e maturës edhe ekskursioni dhe shumica nuk i kanë mundësitë për të dyjat’, tha një nxënës për Klan Kosovën.
E gjithë kjo situatë e kritjuar para komunës u përcollën nga policia.
Bile këta të fundit u goditën me vezë nga nxënësit çka solli edhe shoqërimin e disa prej tyre në objektin e Komunës ku edhe kontrolloheshin nga forcat e rendit.
Gjatë kontrollit të tyre, forcat e rendit gjetën edhe armë të ftohta.
Derisa ata që nuk u doli punë me policinë vazhduan ta akuzojnë Drejtorinë e Arsimit për mashtrim.
Protestuesit kërkuan një përgjigje nga drejtori i DKA’së në Ferizaj për ndërrimin e datave të ekskursionit, por nuk e morën një të tillë.
Ndërkohë Afrim Llabjani theksoi si arsye shqetësimin e prindërve sipas të cilëve ekskursionet nuk e kanë më atë karakterin që duhet ta kenë sipas udhëzimeve administrative.
Pas protestës maturantët u shpërndanë në qetësi por thanë se do të vazhdojnë bojkotimin e mësimit nëse shkuarja në Shqipëri nuk ndodh këtë muaj.