Maturantët serbë në veri, hedhin fishekzjarrë te Ura e Ibrit në drejtim të policisë
Një incident ka ndodhur para rreth një ore te Ura e Ibrit në Mitrovicë.
Një grup maturantësh serbë nga veriu i Mitrovicës, me flamuj të Serbisë në duar, kanë shkuar pa paralajmërim te Ura e Ibrit ku edhe kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policëve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për Telegrafin se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.
“Një grup maturantësh rreth 30-40 persona kanë shkuar te Ura e Ibrit pa paralajmërim, kanë hedhur fishekzjarrë. Nuk raportohet për persona të lënduar, turma është shpërndarë nga policia. Do të shqiptohen masa kundërvajtëse”, tha ai.
Ndërkaq, në pamjet që kanë rrjedhur në internet shihet turma agresive e maturantëve serbë duk hedhur fishekzjarrë, të cilët pastaj largohen.