Mavraj: 1 tetori, Dita e Studentëve nuk u respektua aq shumë

01 tetor 2024 | 09:37

Njëri nga protagonistët e protestës së 1 tetorit, ka kujtuar këtë ditë të madhe me anë të një postimi në Facebook.

Muhamet Mavraj, ka shkruar se pas çlirmit, si shenja të Lëvizjes Studentore në Prishtinë i kemi lënë tri sosh: Një rrugë me emrin “1 tetori”, sallën e sporteve dhe Ditën e Studentëve për çdo 1 tetor.

Mavraj pati vërejtje se kjo e fundit nuk u respektua dhe aq shumë.

“Pas vdekjes së Rektorit Statovci, e kemi lënë një pllakë në shtëpinë e atëhershme të rektorit të Velani, me fytyrën e dallueshme të rektorit dhe katër siluetave të liderëve studentorë”.

Tashmë kanë kaluar 27 vjet nga protestat e studentëve.

Më 1 tetor 1997-të nisi ndryshimi revolucionar kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Postimi i plotë:

Urime per Diten e Studenteve, urime per 1 tetorin!

Me neve nuk ka filluar historia me 1 tetor 1997 dhe nuk ka mbaruar as me clirimin dhe as me shpalljen e pavaresise. Jemi gjithmone ne proces, gjenerate pas gjenerate.

Pas clirimit, si shenja te Levizjes Studentore ne Prishtine i kemi lene tri sosh: Nje rruge me emrin 1 tetori, sallen e sporteve me emrin “1 tetori ‘97” dhe Diten e Studenteve per cdo 1 tetor.
Kjo e fundit nuk eshte respektuar aq, vecse si pervjetor aty-ketu. Pas vdekjes se Rektorit Statovci e kemi lene nje pllake ne shtepine e atehershme te rektoratit ne Velani me fytyren e dallueshme te rektorit dhe kater siluetave te liderēve studentorë. Nuk e di cfare ka ndodhur por pas renovimit te shtepise, me nuk qenka ketu.

Por, prej sot kthehet zyrtarisht Dita e Studenteve dhe jam i kenaqur me kete, me kusht qe te behet per te gjitha universitetet tona.

Nuk di kend ta vizitoj apo uroj me perpara sot. Nuk kam aq zemer sa ta rraplloj arkiven e fotografive dhe dokumenteve 1997-99 qe te krijoj nje agjende, sepse do t’i perfshinte qe te gjithe e qe te gjitha: qindra fotografi me studentët me te mire e qindra me studentet me te angazhuara ne mundesite e tyre, ne demonstrata, ne gazetari, ne lufte; dhe, dhjetera e dhjetera profesorë e profesore, plot perkrahes ne prapavije, qindra studente qe u bene edhe ushtarët e ushtaret me te mira, plot prej tyre edhe dëshmorë. Fare pak mund te bej per pak ore, mbase do t’i shoh sadopak disa nga me pak te permendurit sa i perket te pakten 1 tetorit, angazhimet e heshtura te tyre, para e pas 1 tetorit. Nepermjet tyre do te doja qe te ndihen te vizituar e te nderuar qe te gjithe
Dhe
Qe te gjitheve Ju uroj sot nga thellesia e zemres 1 tetorin dhe gjithcka te mire ne jete, kudo qe te jeni, mbi te gjitha shendet per ju e femijet qe jane lumturia e Kosoves, por, amanet, me perulje: vetem ne Kosove!
Urime te gjithe studenteve te atehershem e te sotem!
Ecim perpara!
Do te vijne ndryshimet per Kosoven gjithmone, por kesaj radhe ndryshime jo nga improvizuesit e atdhedashurise. Nuk ecet tutje duke shkelur vlerat qe sollen te pamunduren e dikurshme: lirine!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Naim Qorri,…