Mavraj, afër Olympiacosit
07 gusht 2018
| 15:42
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj pas ndarjes me Hamburgun vazhdon të jetë lojtar i lirë.
Pas interesimit nga Turqia dhe Italia, Mavrajn e kërkuan edhe Hannover 96 dhe AEK-u. Kjo e fundit hoqi dorë nga Mavraj, pasi kërkesat e futbollistit janë të larta dhe të papërballueshme për këtë klub.
Tash garës për transferimin e tij i ka hyrë skuadra tjetër greke, Olympiacos. Brenda pak ditësh sipas medieve në Greqi do të dihet e ardhmja përfundimtare e mbrojtësit nga Istogu.
/Epoka e re/