Mavraj drejt rikthimit në Gjermani
Mërgim Mavraj është drejt rikthimit në Gjermani.
Kapiteni i kombëtares është pjesë e Aris Selanik në Greqi dhe largimi i tij është lakuar shumë në mediat greke. Gjithsesi qendërmbrojtësi është në kontratë dhe duhet gjetur një marrëveshje.
‘Telesport’ raporton se vetë Mavraj e ka ndarë mendjen për të ikur dhe ndërkohë bën me dije se ka gjetur një marrëveshje me klubin e Bundesliga 2, Ingolshtad. Qendërmbrojtësi kështu pritet të rikthehet në Gjermani pas vetëm gjashtë muajsh.
Tashmë mbetet të ndërpritet kontrata me Aris Selanik. Mbetet për t’u parë nëse klubi grek do të kërkojë të vërë në zbatim klauzolën e përshirë në kontratë për largimin.
‘Sportekspres’ ka raportuar që në momentin e hedhjes së firmës se Mavraj do të lihet i lirë nëse një klub në janar do të ofronte shumën e 300 mijë eurove. Tanimë mbetet të shihet se si do të gjehet gjuha e përbashkët mes palëve.