
Mavraj e përjeton mungesën në Kombëtare
18 mars 2019
| 16:09
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj është duke e vuajtur shumë pezullimin me 3 ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në takimin ndaj Skocisë.
32-vjeçari ka publikuar së fundmi në rrjetin social “Instagram”, një foto me fanellën e ekipi kombëtar, teksa shkruan: “Sa dite e mërzitshme mos me i vesh këto ngjyra në ditën e grumbullimit të Kombëtares. Zoti ju ndihmoftë çuna”.
Kujtojmë që Mavraj numëron plot 40 paraqitje me Shqipërinë, teksa ka arritur të gjejë edhe 3 herë rrugën e rrjetës.