Mavraj, Edi Ramës: Ne e çuam Shqipërinë në Evropë, mbase e çojnë edhe ata
Mërgim Mavraj është “klinik” në fushën e blertë, me ndërhyrjet e tij vendimtare, por “godet” edhe me statuset që hedh rregullisht në rrjetet sociale. Në këto ditë pandemie globale, me siguri kapiteni kuqezi e ka mendjen te “Coronavirus”.
Ai iu bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë kuzimet sociale, si masë për ndalimin e përhapjes së virusit, por i kthen një përgjigje indirekte edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Ky i fundit, parmbrëmë, dukje këshilluar për karantinim të plotë, përdori një analogji me kombëtaren e futbollit: “Ju lutemi mos i thyeni rregullat, se pastaj do të bëhemi si kombëtarja, që i pëson golat në minutat e fundit”.
Mavraj nuk e ka kapërdirë dot këtë krahasim, duke reaguar plot ironi me kreun e ekzekutivit shqiptar: “ediramaal #shqiperiaime ♥ Ne kemi nis një fushate, ku mbështesim edhe qeverinë, ku solidarizohemi dhe u kërkojmë qytetarëve tanë të rrinë në shtëpi. Shëndeti i gjithkujt, me i rëndësishëm se çdo gjë. Sa për golat në minutat e fundit, ftojmë politikanet të futen në ndeshjet tona të ardhme, të na japin një dorë, mos të pësojmë gol. Ne e çuam Shqipërinë në Evropë, mbase e çojnë edhe ata”.