Mavraj është tërhequr nga Kombëtarja, kjo është deklarata e trajnerit Reja

29 gusht 2020 | 12:48

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja ka folur edhe për pensionimin Mërgim Mavrajt nga Kombëtarja kuqezi.

Trajneri italian e ka vlerësuar lartë kontributin e Mavrajt, derisa ka bërë me dije se do ta ftojë për ndeshjen lamtumirëse kur gjerat të rregullohen dhe të mbushet stadiumi me tifozë.

“Mavraj është një lojtar i madh dhe një person shumë pozitiv. Do ta grumbulloj në një ndeshje zyrtare kur të luajmë në stadiumin tonë. E kishim programuar të luante në stadiumin e ri. Kur situata të jetë normale, shpresojmë të kemi mundësinë të vlerësojmë atë që ka bërë ai me kombëtaren”, ka thënë Reja.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka bërë publike listën…