Mavraj: Haxhi Thaçi është njëri nga prindërit më të medhenj të kombit

17 mars 2025 | 02:13

Muhamet Mavraj, publicist dhe bashkëveprimtar, ngushëllon familjen Thaçi dhe mbarë kombin pas së Haxhi Thaçit nga kjo botë.

Postimi i plotë:

Nderime pa kufi, Bacë!

Fundi i jetës do të na gjejë dikund e disi patjetër, dhe, mirë se ardhtë, por dinjitozë, mbi të gjitha e mbi gjithçka, në çfarëdo rrethane e çfarëdo rrethine! E di se dikush e ka më rëndë se dikush tjetër.

Haxhi Thaçi e mbylli librin e tij të jetës si njeri nga prindërit më të mëdhenj të kombit.

E thashë sa herë, për të birin e tij: “Kosova i ka disa historianë që shkruajnë historinë, por fare pak historianë që e krijojnë atë. Ndër këta, kryesori për krijimin e historisë së re të Kosovës, është Hashim Thaçi, pa asnjë dyshim.” Për fat të keq, historia ndonjëherë tregohet e padrejtë me krijuesit e saj.

Pothuajse të gjithë që i kemi në Hagë, krahas peshës së gjyqit, vuajtën dhe po vuajnë paralelisht peshën e rëndë të familjes, sfidë pas sfide. Ja që djemtë tanë kanë një Zot që po u jep kaq shumë qëndrueshmëri, nder dhe dinjitet, sepse asnjëherë nuk i bishtëruan sakrificës.

Hashim Thaçi dhe shokët e burgosën veten vetëm dhe vetëm që atdheu të mos burgosej. Çfarë stature botërore!

Familjes Thaçi me farefis dhe mbarë kombit i shpreh ngushëllimet më humane për ndarjen nga jeta të Bacës Haxhi!

Nderime pa kufi, Bacë! Pusho i qetë në Parajsë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës…