Mavraj: Historianët e shkruajnë historinë, por Hashim Thaçi e krijoi atë
Kosova, të premten shënoi 15 vjetorin e pavarësisë. Por edhe në këtë përvjetor munguan ish-krerët e UÇK-së, në mesin e tyre edhe Hashim Thaçi, i cili 15 vite më parë si kryeministër i vendit lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Gazetari Muhamet Mavraj ka thënë se Kosova ka disa historianë që e shkruajnë historinë, por sipas tij, Thaçi ishte ai që e krijoi historinë e re të Kosovës.
“Ai ka studiuar këtu, në këtë fakultetin prapa nesh, për historian. Kosova i ka disa historianë që shkruajnë historinë, por fare pak historianë që e krijojnë atë. Nder këta, kryesori për krijimin e historisë se re të Kosovës, është padyshim Hashim Thaçi”, tha Mavraj për Dukagjini.
Para se të ndodhte momenti i shpalljes së pavarësisë, Thaçi fitoi zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007.
Ai u bë kryeministër dhe më 17 shkurt të 2008-së lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës.