Mavraj: Hyrie Veliu ishte promotore e padukshme e protestës së 1 tetorit të ’97-s
Ish-kryetari i Kuvendit të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Muhamet Mavraj, me rastin e 27-vjetorit të protestës së studentëve, ka takuar njërën nga promotorët e kësaj proteste, Hyrie Veliu.
Mavraj ka thënë se Hyrie Veliu, përpos që ka qenë promotore e protestës së vitit 1997, ajo i ishte bashkuar edhe UÇK-së, duke u bërë frymëzim për të rinjtë që t’i bashkohen luftës çlirimtare.
“Kjo nuk duhej të vdiste patjetër për të qenë ashtu dhe vetëm ashtu e mirë. Rrethohemi nga njerëz të mrekullueshëm pa të cilët do të na lëshonte toka. Hyrie Veliu është një nga ato dhe ata. Nuk do te kishim sukses kurrë pa heronjtë e heshtur, kudo rreth nesh. Hyra është një nga promotoret e padukshëm të 1 tetorit 1997, shumë kohë më përpara dhe deri në çlirim, për të mos thënë veprimtare ende, deri me sot. U bë edhe njëra nga ushtaret me të famshme të lirisë, me emrin e luftës- Jeta. Ky emër u bë frymëzim për shumë prindër të rinj si emër për vajzat e tyre. Dashti i lumi nalt dhe ia dha në jetë edhe Hyrës një vajzë me po atë emër: Jeta! ‘My love, my princess, my sunshine, my everything’, thotë e lumtur për të. Sot e kapërthurë jetën disi me fitimet e imëta sa në një kurs të anglishtes sa në një tjetër. E shoh shpesh në vrap, të lodhur ne dukje, por gjithmonëë me respekt të thellë për jetën dinjitoze, pa u ankuar kurrë! Është trimëreshë e urtë! Dhe, gati përsëri po që nevoja e atdheut. Faleminderit Hyrë për gjithçka që bëre për këtë vend dhe urime për 1 tetorin tënd! Mbi gjithçka, shëndet!”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”.