Mavraj i bashkohet Bashës te Arisi

05 shtator 2018 | 12:05

Reprezentuesi i Shqipërisë në futboll, Mërgim Mavraj ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Arisit.

Lajmin për realizimin e këtij transferimi e ka bërë të ditur për mediet greke, presidenti i Arisit të Selanikut, Theodor Karipidis.

Mavraj në klubin e ri do ta ketë shokë skuadre, Migjen Bashën. 32-vjeçari ka luajtur për Hamburgun, Kolnin, Bochumin, Greuther Furth dhe Darmstadt 98.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se në rrugën…