Mavraj: Kampionatin grek e pengojnë shumë gjëra jashtë futbollit

29 tetor 2018 | 11:28

Arisi i Mërgim Mavrajt dhe Migjen Bashës u mposht nga AEK-u i Athinës me rezultatin 4-0. Në prononcimin pas ndeshjes, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mavraj, u shpreh i zhgënjyer për këtë humbje që sipas tij ishte e pamerituar.

Sipas 32-vjeçarit, kampionatin grek e pengojnë shumë gjera jashtë futbollit. Mavraj fajësoi gjyqtarin për humbjen ndaj AEK.

“Në 2 pjesë ndahet kjo ndeshje. Besoj se në pjesën e parë, shumicën e rasteve dhe qarkullimit të topit e kemi pasur ne. Kemi pasur ndeshjen në kontroll. Kemi pësuar një gol shumë pafat. Top i devijuar, aty ishim pak  naiv te goli i parë. Besoj se treguam karakter. Skuadrat e tjera të vogla kur e pësojnë një gol të tillë në minutat e para, humbin vetëbesimin dhe shpresën, kurse ne u përgjigjëm shumë mirë në mënyrën e lojës dhe pastaj dolëm pas pushimit me shumë guxim dhe vetëbesim. Goli i dytë na dëshpëroi, por ishte shumë e padrejtë”, ka thënë Mavraj.

“AEK-un si e shikon këtë sezon? Nuk e shikoj fare, s’më intereson. Ambientimi në kampionatin grek? Kampionatin grek e pengojnë shumë gjëra jashtë futbollit. Sot për shembull gjyqtari e prishi ndeshjen fare. Janë disa gjëra që të pengojnë herë pas here. Është një kampionat ndryshe, një eksperiencë e re për mua dhe një sfidë shumë e madhe. Në ndeshjet që kam luajtur, e kam treguar që e kam pranuar këtë kampionat. dhe kam treguar veten dhe atë që di të luaj”, u shpreh Mavraj për “Sportdog.gr”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të…