Mavraj me shokë nderon ish-liderin studentor të Fakultetit të Bujqësisë: Nuk të harrojmë Feim Gashi!

01 tetor 2024 | 12:44

Ish-kryetari i Kuvendit të Unionit Studentor të Universitetit të Prishtinës, Muhamet Mavraj me shokë ka nderuar ish-liderin studentor të Fakultetit të Bujqësisë, Feim Gashi, i cili prehet në Dernoc të Rahovecit së bashku me vëllain dëshmor, Bedrushin.

Mavraj ka thënë se Gashi i takon modelit të studentëve që ishin angazhuar për çlirimin e Kosovës.

“Lideri studentor i Fakultetit të Bujqësisë, Feim Gashi, prehet këtu në Drenoc të Rahovecit, dëshmor, krahas vëllait dëshmor, Bedrushit. Ra me liderin tjetër studentor të Prizrenit, në të njëjtën makinë.  I takon modelit të studentëve thellësisht të angazhuar të cilëve nuk ua kujtoj mirë ngjyrën e zërit. Sikur Bedi, aq pak fliste, aq i bute, aq i lehtë e praktik, në çdo ngjarje, jo përcjellës i tyre, por mu në vlug dhe kreator i tyre. Nuk është e paharrueshme me të vetëm protesta e parë më 1 tetor 1997, por edhe ajo e fundit më 30 prill 1998 kur u brohorit për të parën herë qartas për UÇK-në në Prishtinë (me herët brohoritej për Drenicën). Bashkë më një grup shokësh erdhëm edhe këtu për nderime. E falënderojmë fort për respektin familjen e tij patriotike, të gjithë vëllezërit, Xhelilin, që është këtu me ne. Kjo familje dha kaq shumë për lirinë që nuk po e çmojmë sa do të donin këta dëshmorë!  Lavdi e përjetshme Feim Gashit, Përparimit, Bedrushit, Mensur Zyberajt dhe gjithë dëshmorëve!”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti aktual i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, ka…