Mavraj mes Turqisë, Italisë dhe Arabisë Saudite
04 korrik 2018
| 15:10
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj është duke i numëruar ditët e fundit në skuadrën e Hamburgut.
Prestigjiozja gjermane “Bild” ka bërë me dije se e ardhmja e mbrojtësit kuqezi është e sigurt që do të jetë larg Bundesligës dhe skuadrës së Hamburgut.
Trabzonsopori në Turqi ka shfaqur interesim për Mavrajn, kurse alternativë tjetër është edhe transferimi në Serinë B italiane ose liga e Arabisë Saudite.
/Epoka e re/