Mavraj: Mos e vini në diskutim dashurinë time për Kombëtaren

18 nëntor 2018 | 18:16

Mërgim Mavraj, pas kartonit të kuq ndaj Skocisë, ka kërkuar falje publikisht nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

“E ndiej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar, madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo ta vini në diskutim respektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra. Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë, mund të na mposhtë kushdo”, ka shkruar Mavraj.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kikboksieri i lindur në fshatin Molliq të Komunës së Gjakovës,…