Mavraj: Mungesa e golit? Unë jam mbrojtës
15 shkurt 2018
| 11:33
Situata sa vjen e rëndohet për ekipin e Hamburgut, ku bën pjesë lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj.
Përveç mbijetesës, në klub po zien çështja e mungesës së golit, ndërsa Mavraj, i pyetur nga një media afër klubit mbi këtë çështje, hoqi përgjegjësinë nga vetja. “Unë jam një mbrojtës dhe nuk ua kam idenë golave, pasi e shoh portën nga larg. Nuk e përjashtoj mundësinë që lojtarët janë të nervozuar dhe kërkojnë të shënojnë me forcë golat”, ka thënë Mavraj për “Hamburger Morgenpost”.