Mavraj: Në Serbi jemi larguar me helikopter nga stadiumi

22 nëntor 2019 | 17:53

Mërgim Mavraj në ndeshjet e fundjavës do ta luajë ndeshjen derbi të qytetit. Ekipi i tij Greuther Furth pret skuadrën e Nurnbergut në javën e 14-t të Bundesligës 2 gjermane.

Në një intervistë për mediat vendëse Mavraj është pyetur nëse i frikësohet derbit të së shtunës. Duke buzëqeshur Mavraj i ka treguar gazetarit ngjarjen e mbrëmjes së 14 tetorit 2014, duke zbuluar edhe fakte që deri sot nuk diheshin.

Image result for mavraj vs serbia

“Nuk më tremb një derbi i vogël si ai ndaj Nurnbergut. Kam luajtur në një derbi të madh. Shqipëri – Serbi ishte më shumë se një derbi, apo një luftë mund të themi. Na kanë larguar me helikopter atë natë nga stadiumi”, ka thënë Mavraj. Ndeshja e 14 tetorit pa dyshim ishte ndër më të vështirat jo vetëm për mbrojtësin shqiptar, por për të gjithë kombëtaren dhe tifozët kuqezi. Dhuna ndaj futbollistëve dhe racizmi ndaj simboleve kombëtare ishin një nga aspektet negative të mbrëmjes.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka humbur pak nga shkëlqimi i dikurshëm, nuk është…