Mavraj nga “ferri” grek në “parajsën” gjermane
08 mars 2019
| 11:29
Mërgim Mavraj duket se po kthehet në një lider të padiskutueshëm në kategorinë e dytë gjermane, te skuadra e Ingolshtadit.
Mbrojtësi shqiptar, në ndeshjen e fundit që ekipi i tij ka luajtur me Këlnin, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes për skuadrën e tij. Ekipi gjerman hapi një sondazh për ta zgjedhur lojtarin më të mirë të kësaj sfide dhe mbrojtësi shqiptar nuk ka zhgënjyer.
Tashmë, sa po duket, Mavraj është afër marrjes së shiritit të kapitenit. Gjendja e tij është shumë e mirë, por ekipi po lufton për të mos rënë në kategorinë e tretë. Shqiptari ka harruar “ferrin” grek tek Arisi dhe po ndihmon skuadrën e tij në objektivat e vendosur.