Mavraj: Nuk pres ndonjë rezistencë nga minoritetet për votimin e qeverisë Kurti

03 shkurt 2020 | 10:46

Njohësi i çështjeve politike dhe botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, ka folur rreth seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.

Mavraj në “RTK” ka thënë se nuk pret ndonjë pret ndonjë rezistencë nga minoritetet joserbe në raport me votimin e qeverisë Kurti.

Ndërsa sa i përket deputetëve të Listës Serbe, ai ka thënë se ata çdo herë kanë bërë trika kur ka qenë në pyetje votimi i qeverisë. Ai ka thënë se ata kanë vepruar njëjtë edhe me qeveritë e kaluara.

Më tutje, Mavraj ka thënë se është e domosdoshme që të ndryshohet ligji sa i përket qeverisë, konkretisht numrit të ministrive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do…