Mavraj pas vizitës te liderët e UÇK-së: Janë brilantë në çdo pikëpamje dhe tejet unikë

01 tetor 2022 | 19:25

Profesori universitar, publicisti dhe botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, i shoqëruar edhe nga drejtori i gazetës dhe ish i burgosuri, i cili i mbijetoi masakrës në burgun e Dubravës, Sadik Zeqiri kanë takuar sot në Hagë liderët e UÇK-së.

Mavraj, lider i Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, pas kësaj vizite ka shkruar në “Facebook” për takimin që ka zhvilluar me liderët e UÇK-së.

Ai thotë se ata ishin brilantë në çdo pikëpamje dhe tejet unikë.

“Takimet u kryen këtu në Hagë. I nderuam dhe na nderuan jo vetëm për 25 vjetorin e 1 tetorit 1997. Janë brilantë në çdo pikëpamje. Dhe, tejet unikë. Për ata që e kanë projektuar harrimin e tyre dhe ngritjet lart mbi fatin dhe kurrizin e këtyre burrave, dy fjalë: duke i mbajtur kaq kot e kaq padrejtësisht strategët e lirisë, ky vend këtu po bëhet e kundërta, vend pelegrinazhi ku s’bën pa shkuar së paku një herë”, ka shkruar Mavraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga liderët e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997,…