
Mavraj për qeverinë Kurti: Kemi ecur mbrapa
Në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Muhamet Mavraj.
Mavraj ka diskutuar çështje të ndryshme por me fokus pati dialogun Kosovë- Serbi.
Analisti Mavraj thotë se në mandatin e qeverisë Kurti kemi ecur mbrapa me diplomaci.
“Kemi ecur mbrapa, diplomacia pothuajse është inekzistente, është në kolaps totale dhe janë bërë dëme të pariparueshme në fushën e diplomacisë, p.sh që kur është shkarkuar apo tërhequr ambasadorja Çitaku zërin tonë të ngulfatur atje, boshëllëkun që ne e këmi lënë, Serbia e ka mbushur me dërgimin e Marko Gjuriq, si amabasador i Serbisë në SHBA. Prandaj nëse i merrni me gjakftohësi dhe analizoni dalëngadalë deklaratat e përfaqësuesve të ndryshëm të niveleve të ndryshme të SHBA-ve dhe ndryshimin gradual të diskursit të tyre ne do të vërejmë se kemi ecur mbrapa, ndërsa Serbia ka ecur para”, ka theksuar Mavraj.