Mavraj për vdekjen e Ramush Tahirit: Na le pa frymë shoq!

14 gusht 2021 | 08:58

Profesori universitar, publicisti dhe botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, ka ngushëlluar familjen Tahiri për humbjen e familjarit Ramush Tahiri.

Mavraj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vdekja e politologut Tahiri e ka lënë pa frymë.

Mavraj ka theksuar se Ramush Tahiri ishte modest, i ndershëm, i durueshëm dhe profesionist.

Postimi i Mavarajt:

Na le pa frymë shoq!
Modest, i ndershëm, i durueshëm, profesionist, politolog e sensor politik, vështirë i kompensueshëm në studiot dhe skenën publike, veprimtar i hershëm në kohë sfidash dhe këshilltar politik në liri, Ramush Tahiri, driteso andej!
Nuk do të doja kurrë që debati i 4 shtatorit në RTK të ishte i fundit për mua me Ramush Tahirin (Marrëveshja në Washington).
Ngushëllime familjes, profesoreshës Lindita e dy djemve dhe mbarë shoqërisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish ministri i mbrojtjes së Britanisë së Madhe dhe ish…