Mavraj përkujton me pietet Azem Makollin (Herticen)
Veprimtari dhe lideri i Lëvizjes Studentore të ’97-s, Muhamet Mavraj ka përkujtuar pas ndarjes nga jeta, patriotin dhe atdhetarin Azem Makolli (Hertica).
Mavraj ka shkruar në “Facebook” se përveç si çlirimtar në luftën e fundit, baca Azem i ka edhe tri vepra monumentale për në atë botë.
“Paska kaluar andej baca Azem Makolli (Hertica). Këndohet në këngë moti.
Përveç si çlirimtar në luftën e fundit, edhe tri vepra monumentale i ka për atë botë:
1-Vrau në rini një kasap serb;
2-Qendroi si shkëmb në burgjet me të rënda që imagjinohen në ato kohëra;
3- Dera e tij u dha konak e mbrojtje të gjitha gjeneratave patriotike, deri te ajo që e pash vetë, përfshirë Bacën Adem në luftë e në paqe!
Lamtumirë, o shqiptar prej guri!
Te fala Bacës, Shasivarit (Qalit) dhe të gjithë shokëve nga mbarë trojet!
Përgjithmonë Lavdi!”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”.