Mavraj: Protesta e 1 tetorit ’97, një nga organizimet më të mira të kombit shqiptar (Video)

01 tetor 2020 | 12:47

Muhamet Mavraj, njëri nga ish-drejtuesit e Lëvizjes Studentore të ’97-s, ka thënë se 1 tetori ’97 ka parahistorinë e vet, duke marrë parasysh situatën e vështirë që ishte në atë kohë.

“Tash po flasim për 1 tetorin e vitit 1997 dhe kjo sikurse çdo zhvillim tjetër nuk është ngjarje që i përket asaj dite që e futë në histori dhe bëhet datë e rëndësishme. Kjo e ka parahistorinë e vet, e cila është jashtëzakonisht shumë e vështirë në qoftë se marrim parasysh rrethanat, kushtet dhe okupimit që zhvillohej, veçanërisht vështirësitë e Universitetit të Prishtinës dhe vështirësitë e pafundme të studentëve”, ka thënë Mavraj në një intervistë dhënë “RTK-së në emisionin “Studio e hapur”, duke theksuar se fati i Kosovës ishte tërësisht i anashkaluar nga çfarëdo zgjidhje serioze të fatit të saj dhe perspektive të saj, për dallim nga njësitë tjera të ish-Jugosllavisë.

Mavraj ka thënë se 1 tetorit ’97 ishte një nga organizimet më të mira të kombit shqiptar, transmeton “Epoka e re”.

“Në ballë të studentëve është vetëm një profesor, rektori, ne jemi katër liderët e studentëve, pra në mesin tonë është rektori. Anash është populli. Atë ditë në Prishtinë kanë qenë qindra-mijëra njerëz, në Prishtinë dhe në gjashtë qytete të tjera… që të gjithë në të njëjtën kohë, me të njëjtat parulla dhe me të njëjtin organizim”, është shprehur ai.

“Fuqia jonë ka qenë organizimi, i cili ka qenë në nivel, pra ka qenë organizim i papërsëritshëm”.

Mavraj ka thënë se protesta e studentëve më 1 tetor ’97 ka thyer mitin e frikës. “Ka zgjuar energji të fjetura të kombit shqiptar”, ka deklaruar Mavraj.

Duke folur për kontributin e ish-rektorit Ejup Statovci për këtë ngjarje, Mavraj ka thënë se Ejup Statovci mbetet një rektor historik i Universitetit të Prishtinës.

Mavraj ka thënë se si studentë kanë pasur përkrahje edhe nga personalitete të ndryshme në Kosovë e Shqipëri.

Për një veprim të tillë, ai ka theksuar se kanë pasur mbështetje nga personalitete të mëdha, si prof. Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, nga presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta, nga ministri aktual i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, e shumë personalitete të tjera.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/326867458382957

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e kaluar, qeveria gjermane ka publikuar të dhëna lidhur…