Mavraj: Qasja e ShBA-së, e vetmja ngjarje me rëndësi kohëve të fundit

21 shtator 2020 | 22:44

Qasja e ShBA-së tani në Kosovë është e vetmja ngjarje e rëndësishme e viteve të fundit, një lloj qasjeje ndryshe në krijimin e raporteve të reja në mes të Kosovës e Serbisë dhe më gjerë.

Kështu ka deklaruar analisti politik, Muhamet Mavraj në emisionin “Special” te RTK-së.

“Ky lloj veprimi i ShBA-së duket të jetë një tip ndryshe, antipod i BE-së në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë. Qasja serioze për zbatimin e zotimeve të tyre që kanë marrë në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi mes tjerash Mavraj.

Ndërkaq, lidhur me ngjarjen e sotme, Mavraj ka deklaruar: “proceset e nisura në Shtëpinë e Bardhë i shoh se gjërat po ecin përpara, po lëvizin gjërat. Shoh qasjen serioze që po shfaqin amerikanët, ndërkohë që këshilloi përfaqësuesit tanë që të kenë kujdes në tekstet që do t’i kenë përpara, të dinë se çfarë do të nënshkruajnë, sepse kemi implikime të ndryshme nga Serbia, pastaj implikime gjeopolitike e gjeostrategjike etj”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për vizitën e delegacionit të…