Mavraj rikthehet në Greuther Furth
26 qershor 2019
| 13:10
Mërgim Mavraj i ka dhënë fund aventurës me Ingolstadtin, duke firmosur me skuadrën e re. Kapiteni i Kombëtares ka vendosur të rikthehet te skuadra e Greuther Furth që militon në Bundesligën 2.
33-vjeçari ka qenë pjesë e 3 sezone më parë, teksa më pas u transferua te Kolni. Pas dështimit me skuadrën e Ingolstadtit, e cila ra në kategorinë e tretë gjermane, mbrojtësi i Kombëtares, do të kërkojë të rikthehet në formën e dikurshme. Kujtojmë që Mavraj iu bashkua Ingolstadtit në gjysmën e dytë të sezonit, pas më herët ishte pjesë e Arisit në kampionatin grek.
Me Greuther Furth, shqiptari ka firmosur kontratë 2-vjeçare, ndërkohë që lajmi për rikthimin e tij në shtëpi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.