Mavraj takon Endritin, tregon mesazhin që ia kishte dhënë Hashim Thaçi në Hagë
Publicisti dhe botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, ka takuar Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Mavraj përmes një postimi në “Facebook” ka treguar se në Hagë, Thaçi ia kishte dhënë një mesazh për Endritin.
“Thaçi, në Hagë, kur isha për vizitë, disa herë u shpreh i kënaqur për ecjen e djalit deri atëherë dhe disa herë na ka porositur: Mos ma leni në shoqëri të keqe”, ka shkruar Mavraj.
Ai ka publikuar edhe një fotografi të Hashim Thaçit me Endritin kur ishte i vogël.
Postimi i plotë i Mavrajt:
Sivjet pata shume deshire qe per 1 tetor t’i nderojme pleqte e Thaçit, por ishte e pamundur per shkak te gjendjes shendetesore, ne vende te ndryshme. Ata e linden dhe e rriten nje strateg te lirise. Solidarizohem 100 perqind me ta ne vuajtjen per mungesen e perkohshme te tij plot me shprese se nuk do te na ikun pa u bashkuar ne liri se shpejti me te.
Ne shenje simbolike te nderimit jemi takuar me te birin, femiu i vetem, Endritin, dhe me Blerimin, te vellain, njeri i jashtezakonshem ne thjeshtesine e perjetshme te tij qe i amortizon peshat e renda me buzeqeshjen e bute kah flet. Model qe lind, nuk vjen si kopje.
Endritit, me ne fund, ia dhurova
nje album me 14 fotografi qe ai kurre nuk i ka pare as ka ditur gje per to: ato te dites se pare te shkolles (1 shtator 2005), prej tyre edhe kjo ketu, mes dy prinderve.
I lumtur per ekzistencen e ketyre fotografive, Thaçi, ne Hage, kur isha per vizite, disa here u shpreh i kenaqur per ecjen e djalit deri atehere dhe disa here na ka porositur: Mos ma leni ne shoqeri te keqe.
Endriti po ece perfekt me studime, shkalle mbi shkalle, afer tjetres diplome. Lumja, e ema, i ka dhene edukate shembullore. Kur ka ne krah nje axhe si Blerimin, ky djale i urte s’mund te jete tjeter vecse model i shqiptarit kuptimplote modest e te suksesshem.
Kur ishte 20 vjetori, në 2017, Hashim Thaçi si president i shtetit e pati dekoruar Levizjen Studentore me dekorate te larte shteterore.