Mavraj: Te Hamburgu nuk më trajtuan siç duhet
16 janar 2019
| 13:47
Mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj për mediet gjermane ka folur për periudhën e trazuar që kaloi të Hamburgu.
Mbrojtësi 32-vjeçar pranoi se te ish-skuadra e tij, e kanë trajtuar shumë keq dhe se ishte i zhgënjyer me periudhën që kaloi aty.
“Nuk kam dëshirë t’iu rikthehem historive të mbyllura, por te Hamburgu nuk më kanë trajtuar asnjëherë siç duhet. Nuk kemi pasur probleme madhore, por fjala ime nuk dëgjohej asnjëherë dhe nuk më trajtonin siç duhet. Gjithsesi, është një kapitull i mbyllur dhe tani jam i lumtur që jam pjesë e Ingolstadtit. Dua t’i falënderoj drejtuesit e Hamburgut për mundësinë që më dhanë, por vetëm kaq”, ka thënë Mavraj.