Mavraj tërhiqet nga Kombëtarja e Shqipërisë

23 gusht 2020 | 14:46

Mbrojtësi Mërgim Mavraj ka vendosur që të përfundon karrierën në Kombëtaren e Shqipërisë. 34-vjeçari nuk ka qenë pjesë e kuqezinjve në disa prej ndeshjeve të fundit, pasi ishte i lënduar.

Sot vetë mbrojtësi ka bërë një postim në “Instagram”, ndërkohë që shkruan “Mirupafshim”. Mesazh i qartë, që flet vetë dhe që i hap rrugën të rinjve për të pasur më shumë mundësi në kombëtaren shqiptare.

“Unë dua të them faleminderit Zot. Përshëndetje, kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qenë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim, por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë. Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falënderoj të gjithë bashkëshoqëruesit e mi duke filluar nga familja ime, miqtë e mi, ndjekësit e kombëtares kuq e zi, presidentin Armando Duka, kolegët e mi dhe të gjithë stafet teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falënderim personal. Jam i detyruar që të gjithë falënderimet t’i përmbledh në këto pak rreshta. Mbi të gjitha falënderimet, është falënderimi ndaj Zotit, i cili ma mundësoj këtë fund të lumtur. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar! Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë ! Përzemërsisht, Mërgim Mustafë Mavraj”, ka shkruar Mavraj.

https://www.instagram.com/tv/CEOuVP4ogg0/?utm_source=ig_embed

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në ceremoninë…