Mavraj: Vëllezër dhe motra, Allahu ju ruajt!
26 nëntor 2019
| 09:23
Mërgim Mavraj është solidarizuar me situatën e rëndë që ka prekur Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm të regjistruar në orët e para të mëngjesit.
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare uron dhe lutet që të gjithë të jenë mirë.
Në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar: “I shqetësuar dhe i hidhëruar nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë dhe shqiptarët. Vëllezër dhe motra, ju ruajt Allahu i madhërishëm!”
Kujtojmë që në orën 3:55 të mëngjesit u shënua tërmet i fortë me forcë 6.4 ballë i shkallës Rihter, i cili ka lënë të vdekur disa persona dhe lënduar mbi 300 qind.