Mavraj viziton bacën Jusuf Gashi në Drenoc të Rahovecit: Ishte në krah të studentëve
Ish-kryetari i Kuvendit të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Muhamet Mavraj, me rastin e përvjetorin të protestës studentore të vitit 1997, ka vizituar bacën Jusuf Gashi në Drenoc të Rahovecit.
Mavraj ka thënë se baca Isuf ishte plot entuziazëm në krah të studentëve.
“Të baca Jusuf Gashi në Drenoc të Rahovecit, fshat-kazermë, plot lavdi e dëshmorë, edhe studentë. Kujtesën brisk, për demonstrata e për lufte, edhe më 1 tetor 1997, plot entuziazëm në krah të studentëve. I ri gjithmonë dhe me plis gjithmonë. Pafund tregime pa te cilat zor të ilustrohet lavdia e kësaj ane, shtyllë edhe për shtabin e përgjithshëm. ‘Kemi luftu për shtet e jo për pushtet’, e tha sa herë. Na uroi një mijë herë për 1 tetorin. E falënderuam deri në qiell për krejt çfarë ka bërë për Kosovën. Nderime për plagët e trupit të tij që nuk i përmend vete!”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”.