Maxhuni largohet nga Prishtina
23 korrik 2018
| 12:16
Futbollisti Lorik Maxhuni ka konfirmuar lajmin se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Prishtinës.
“Kontrata ime me FC Prishtina ka mbaruar me përfundimin e garave ndërkombëtare. Falënderoj Prishtinën si dhe tifo grupin ‘Plisat’ për përkrahjen e tyre”, ka thënë Maxhuni, i cili nuk ka treguar se në cilin klub do të vazhdoj karrierën futbollistike.
/Epoka e re/