Maxhuni: Numri i vrasjeve dhe veprave penale ka shënuar rënie në vitin 2017
Policia e Kosovës (PK) ka mbajtur ceremoninë përmbyllëse të fundvitit, ku ka prezantuar të dhëna në lidhje me punën e tyre për vitin 2017.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni që ka thënë se në këtë vit janë evidentuar rreth 45 mijë raste, ku nga to 35 mijë janë vepra penale, kurse të tjerat kundërvajtje.
Ai ka thënë se në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie të rasteve prej 2.38 për qind. “Numri i vrasjeve ka shënuar rënie, nga 36 sa kanë qenë vitin e kaluar, sivjet janë 24. Policia ka konfiskuar 1200 armë dhe ka rënie me 7.07 për qind. Policia ka menaxhuar në 172 protesta dhe ka rënie në 27.7 për qind të organizimeve të protestave krahasuar me vitin e kaluar”, ka thënë Maxhuni. Maxhuni ka treguar se në vitin 2017 ka pasur edhe rekrutime brenda policisë. KK