May arrin paqe me kushte me deputetët e saj

04 mars 2019 | 18:10

Pasi dështoi dy herë të sigurojë mbështetjen e parlamentit për ratifikimin e Brexit, çka i rrezikoi edhe postin e kryeministres, Theresa May më në fund sheh dritë në fund të tunelit.

Shefja e Downing Street duket se ka arritur një marrëveshje në letër me deputetët rebelë brenda shumicës së saj qeverisëse. 8 deputetë konservatorë dhe të aleatëve të DUP-së, pranuan të mbështesin planin e May-t për të finalizuar shkëputjen nga Bashkimi Europian. Por shtrirja e dorës nuk vjen falas, shkruajnë mediat në Londër. Kushti kryesor që kanë deputetët rebelë për të votuar planin e qeverisë, është një ndryshim në marrëveshjen në kufirin me Iralndën dhe që ajo të mos jetë pa afërt.

Armiku kryesor në këto momente për Theresa May duket se është koha. Kryeministrja duhet të çojë në votim planin e ri brenda datës 12 mars dhe një dështim i tretë do të ishte fatal për të.

Një tjetër skenar i mundshëm, është përsëritja e referendumit të Brexit, e hedhur në tavolinë së fundi nga opozitarët laburistë. Por Theresa May deri tani e ka kundërshtuar atë, duke thënë se vullneti i shprehur nga populli në 2016, duhet respektuar./klan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur përkohësisht në Izrael, sistemin e…