May: Brexiti pa marrëveshje ‘nuk nënkupton fundin e botës’

28 gusht 2018 | 17:19

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se dështimi për të arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian para se Britania të largohet nga blloku vitin e ardhshëm “nuk nënkupton fundin e botës”, ka raportuar “Sky News”, transmeton “Reuters”.

May ka bërë këto komente teksa është nisur drejt Afrikës për të rritur lidhjet tregtare me Britaninë, pak para Brexitit që është planifikuar të ndodhë në muajin mars të vitit 2019.

Ndërkohë ministri britanik i Financave, Philip Hammond ka thënë javën e kaluar se një largim nga BE-ja pa marrëveshje do të dëmtonte financat publike të Britanisë.

Para se të arrinte në Afrikën Jugore, May ka thënë se parashikimet e cituara nga Hammond janë të vjetërura tashmë.

Ajo ka përsëritur komentet e bëra nga udhëheqësi i Organizatës Botërore për Tregti (WTO), se nëse Britania largohet nga BE-ja pa pakt nuk “do të jetë e lehtë”, mirëpo ajo nuk nënkupton “fundin e botës”, ka raportuar |Sky News”.

May është duke shpresuar në arritjen e një marrëveshjeje “të favorshme” me BE-në në çështjet kyçe të tregtisë, të cilat kanë ndarë partinë e saj në mes të atyre që duan ndarje definitive nga blloku dhe pjesës tjetër që kërkon lidhje të forta me vendet evropiane.

Sidoqoftë, May ka përsëritur se një Brexit pa marrëveshje nënkupton proces më të mirë sesa një pakt i keq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë bërë me dije…