May: Britania mund të mos e lërë kurrë BE-në
08 mars 2019
| 16:09
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka paralajmëruar ligjvënësit, se nëse javën e ardhshme e refuzojnë planin e saj për Brexitin, atëherë Britania mund të mos e lërë kurrë BE-në.
Ligjvënësit britanikë pritet të votojnë të martën për marrëveshjen. Në janar ata kanë votuar kundër marrëveshjes së parë të cilën May e ka dërguar në parlament.
Kryeministrja May është duke kërkuar ndryshime të “minutës së fundit” në marrëveshjen me Bashkimin Evropian, raporton “Rel”.
Ajo gjatë vikendit të do të bisedojë edhe njëherë me udhëheqësit evropianë në përpjekje për t’i bindur ata që të miratojnë ndryshimet përmes të cilave do ta kishte shumë të lehtë të marrë votën pro në parlamentin britanik.